Politike

6 Janar 2021, 15:49 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. Në një postim që ka bërë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Margariti shkruan se nuk gjen fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjen nga humbja e parakohshme e djalit që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës. Ndër të tjera ajo shton se ishte shumë herëy që një mik kaq i mirë i të gjithëve të ndahet nga jeta.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve.”– shkruan ajo.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur.  Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elva margariti elva margariti

Sondazh

Poll