Politike

As nuk u përshëndetën! Meta dhe Naço, dy miq të vjetër që sot ‘ndanë’ rrugët. Si bëri bashkë as Ceremonia

6 Janar 2021, 13:56 Nga DOSJA
As nuk u përshëndetën! Meta dhe Naço, dy miq të

BERAT– Sot u publikua lëvizja e parë mes partitë politike në vend. Nasip Naço, ish-ministri i Drejtësisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndërruar kah dhe është anëtaresuar në Partinë Socialiste.

Sot, Naço doli publikisht me ministrin socialist të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në Berat për të bërë publik ndryshimin para zgjedhjeve. Por më shumë dukej sikur po i bënte karshillëk dikujt tjetër… Në Berat sot ishte dhe presidenti Ilir Meta, i cili gjithashtu si Naço dhe Klosi, mori pjesë në ceremoninë e ujit të bekuar.

Të dy palët të ndarë nga njëri-tjetri kanë ndezur nga një qiri në Kishë duke bërë edhe lutje. Por nuk janë parë më sy. Të ndarë nga njëri-tjetri, Meta nuk ka gjetur kohën për të përshëndetur mikun e vjetër të partisë dhe as Naço, “shefin” dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë përgjatë gjithë karrierës politike.

(K.M)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nasip naço kalon tek ps ilir meta nasip naço kalon tek ps

Sondazh

Poll