Politike

Rama nuk përmban kritikat ndaj BE-së: Turqia s’e bëri si ju që na mbyllët dyert dhe për materiale mjekësore

6 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA

TURQI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj vendeve të Bashkimit Europian. Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Rama tha se Turqia ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ia la Shqipërisë derën hapur edhe gjatë periudhës së luftës ndaj pandemisë së Covid-19.

Për kryeministrin Rama, kjo gjë ishte mjaft domethënëse dhe tha se i kujton edhe fjalët e paharrueshme të Kemal ataturkut i cili thoshte se njerëzimi është ‘një komb i vetëm dhe çdo komb është pjesë e këtij organizmi’.

 

 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Falenderoj nga zemra Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mkun tim për këtë mikpritje të paharrueshme edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Në këtë mikpritje, ne të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria, mund të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë, për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy qeverive.

I jam mirënjohës Presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e që na dedikoi në çështjet tona. Mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohje për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm në mbështetjen e Shqipërisë, duke iu gjetur në krah familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i nëntorit, ndërkohë që vetëm dy mauj më parë u goditën nga një tërmet tragjik. Erdogan ishte i pari që u angazhua në procesin e rindërtimit. I hapi rrugë një përfshirje të shumë të tjerëve. Mblodhëm një kontribut të rëndësishëm.

Kur Turqia njësoj si e gjithë bota u godit nga Covid-19 Presidenti dhe Turqia i qëndroi pranë vendit tonë dhe nuk veproi si disa të tjerë që mbyllën vendet dhë ndaluan kalimin e ndihmave mjekësore. Kjo ka qenë shumë domethënëse. Më kujton fjalët e paharrueshme të Kemal ataturkut i cili thoshte se njerëzimi është ‘një komb i vetëm dhe çdo komb është pjesë e këtij organizmi’.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan. Vizita ka në fokus sipas mediave turke, rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke hedhur hije dyshime për një ftohje të raportit Rama-Erdogan, pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon. Një ditë para se Rama të nisej në Turqi, pati edhe një telefonatë nga Athina zyrtare, ku ministri i Jashtëm, Nikos Dendias komunikoi me kryeministrin shqiptar në lidhje me detin.

(f.m/dosja.al)


1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Loading ... Loading ...

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne turqi 6 janar edi rama ne turqi 6 janar

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 15:49

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. N...