Politike

“Pajisuni me ID”, Gazment Bardhi pas thirrjes së ambasadores Kim: Akt patriotik, identifikimi biometrik është i domosdosh

6 Janar 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Pajisuni me ID”, Gazment Bardhi pas thirrjes së ambasadores

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pn pas thirrjes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, që qytetarët shqiptarë të pajisen me karta identiteti sa më shpejt, që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama”, që sipas tij, na ka shkatërruar ekonominë.

“Pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama” që na ka shkatërruar ekonominë. Identifikimi biometrik është i domosdoshëm. T’i japim shpresë vendit! Pajisuni me ID! Bëhuni pjesë e ndryshimit!”, shkruan Bardhi.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të nxitojnë dhe të marrin kartat e identitetit në mënyrë që të marrin shërbimet dhe të votojnë në zgjedhje. Kjo shkon për të gjithë qytetarët që iu ka skaduar karta dhe kanë nevojë për rinovim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll