Politike

“Janë të ndaluara me ligj se do e vija..”, Rama flet për bastet përballë Erdoganit: Flasim dhe në darkën që na keni

6 Janar 2021, 15:51 Nga DOSJA
“Janë të ndaluara me ligj se do e vija..”, Rama flet

TURQI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në konferencën e përbashkët që pati me Presidentin turk Recep Tayip Erdogn në Turqi.

Teksa fliste për zotimin e Turqisë për të ndërtuar spitalin rajonal të Fierit, Rama tha se do të kishte dashur shumë që të vinte një bast se ky spital do të mbyllej brenda tre muajve, por nuk e bënte dot, sepse bastet janë të paligjshme në Turqi dhe Shqipëri.

 


Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Një universitet siç është ITU ku ne kemi tanimë një zinxhir të disa viteve të studentëve shqiptarë që kanë shkëlqyer dhe do të jetë shumë shpejt prezent në Shqipëri. Tani bastet në Turqi dhe në Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, që spitali të jetë gati për tre muaj. Është shumë i fortë. Shumë faleminderit zoti President. Jam shumë mirënjohës për këtë kohë të cmuar të vënë në dispozicion dhe për gatishmërinë. Do t’i përsërisim dhe në darkën që na keni përgatitur.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan. Vizita ka në fokus sipas mediave turke, rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke hedhur hije dyshime për një ftohje të raportit Rama-Erdogan, pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon. Një ditë para se Rama të nisej në Turqi, pati edhe një telefonatë nga Athina zyrtare, ku ministri i Jashtëm, Nikos Dendias komunikoi me kryeministrin shqiptar në lidhje me detin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne turqi 6 janar edi rama ne turqi 6 janar

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 15:49

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. N...