Politike

Rama nuk shkon i vetëm në Turqi! Merr me vete ministra, kreun e Doganave, Ardi Veliun, biznesmenë… të gjithë në rrjesht

6 Janar 2021, 13:46 Nga DOSJA
Rama nuk shkon i vetëm në Turqi! Merr me vete ministra, kreun e

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet i vetëm në Turqi. Kryeministri ka marrë pothuajse të gjithë kabinetin qeveritar me vete në Ankara për vizitën me presidentin Recep Tajip Erdogan. Në videon që vetë Rama ka shpërndarë në Facebook shihen ministrat Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Elva Margarit, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi shoqërojnë Ramën dhe prezantohen nga kryeministri shqiptar para Erdogan.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Doganave Gent Gazheli, Drejtori për Media i Ramës, Endri Fuga, dhe biznesmeni i njohur Sinan Idrizi,  janë disa nga emrat “surprizë” që ndodhen në Ankara në takimet zyrtare të Ramës.

Rama pritet që të rishikohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit. Bëhet e ditur se gjatë takimeve, do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe lidhjet dypalëshe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne turqi 6 janar edi rama ne turqi 6 janar

Sondazh

Poll