Mira Rakacolli: S’kemi rast të mutacionit anglez, mjekët dhe infermierët që kanë kaluar COVID duhet ta bëjnë vaksinën
6 Janar 2021, 11:55Nga DOSJA
TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se deri më tani në Shqipëri nuk është pikasur asnjë rast i ngjashëm me mutacionin anglez të koronavirusit. Në një konferencë për shtyp, ajo sqaroi se masat marra ndaj Britanisë së Madhe ishin marrë, dhe nëse do të kishte “boom” infektimesh, Shqipëria do të kufizojë udhëtimet edhe me vende të tjera.
“Deri më tani nuk kemi shenjë të virusit anglez. Sa i përket fluturimeve, ne nuk kemi të dhëna të qarta për virusin anglez i cili dihet me shumicë në vendet e tjera të botës. Janë disa raste sporadike në vende të tjera dhe nuk mund të marrësh masa për raste sporadike. Nëse do ketë bum si në Angli do marrim masa edhe ndaj shteteve të tjera”, u shpreh Rakacolli.
Ndërsa lidhur me nisjen e vaksinimit me anti-COVID, zv.ministrja tha se do të injektohen edhe pjesëtarët e ekipit mjekësor, edhe nëse e kanë kaluar pandeminë.
“Vaksinimi do të fillojë brenda muajit Janar. Fillohet me personelin shëndetësor në katër spitalet COVID. I kemi të gjitha kapacitetet për ruajtjen e vaksinës. Njëkohësisht kemi një listë të plotë të të gjithë personelit shëndetësor. Është një proces i mirëmenduar. Beteja e COVID nuk është vetëm betejë e shëndetësisë. Duhet të jemi të gjithë të përfshirë në këtë betejë. Procesi i vaksinimit është një proces që nuk mund të bëhet njëhkohësisht në të gjithë vendet e botës, Do të fillojë me personelin shëndetësor,”-deklaroi më tej Rakacolli.
ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi, ku edhe do të qëndrojë dy ditë për të zhvilluar disa vizita zyrtare. Vetë Rama ka shpërndarë pamje nga mbër...
BERAT– Pak muaj para zgjedhjeve të 2021-it ndodh lëvizja e parë politike! Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Na&cced...
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj, ashtu siç paralamëroi mbrëmë i ka kthyer paraditen e sotme një përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me...
BERAT– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Beratit aty ku ndoqi nga afër ceremoninë e ujit të bekuar që zhvillohet çdo vit....
ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi, ku edhe do të zhvillojë 2 ditë takime me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të l...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një video të disa viteve më parë prej nga dëgjohet kryeministri Edi Rama duke pr...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim...
BELGJIKË– Fancesco Becchetti ka nisur mbledhjen e 110 milionë eurove që i detyrohet qeveria shqiptare, pas gjyqit që fitoi më 24 prill të vitit 2019. Media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së fundmi ka publikuar disa foto të shtëpive që janë ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 që tronditi Shqipëri...