Politike

Ftohje me presidentin turk? Erdogan se pret Ramën në aeroport, i dërgon ministrat ta presin, kryeministri: Do nënshkruajmë

6 Janar 2021, 11:09 Nga DOSJA
Ftohje me presidentin turk? Erdogan se pret Ramën në aeroport, i

ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi, ku edhe do të qëndrojë dy ditë për të zhvilluar disa vizita zyrtare. Vetë Rama ka shpërndarë pamje nga mbërritja e tij nga aeroportin e Turqisë, teksa u prit nga ministrat e qeverisë turke por jo nga presidenti, Recep Tajip Erdogan, të cilin e konsideron si një mik të afërt.

“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik,”-shkruan Rama.

Pse nuk doli vallë, Erdogan që ta priste në aeroport? Ka pasur ndonjë krisje në marrëdhënien e tyre? Jo më larg se dje, Rama zhvilloi një bisedë telefonike me kryediplomatin grek Nikos Dendias, të ketë vallë të bëjë ky detaj?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne turqi 6 janar edi rama ne turqi 6 janar

Sondazh

Poll