Politike

Dita e ujit të bekuar, Berati mirëpret Metën/ Presidenti mesazh qytetarëve, s’flet për politikë: Jemi në vend të shenj

6 Janar 2021, 09:59 Nga DOSJA
Dita e ujit të bekuar, Berati mirëpret Metën/ Presidenti mesazh

BERAT– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Beratit aty ku ndoqi nga afër ceremoninë e ujit të bekuar që zhvillohet çdo vit. Para mediave Meta nuk pranoi që të fliste për asnjë temë politike duke zgjedhur të shprehte mendimin vetëm për traditën e ditës së sotme.

Meta deklaroi se hedhja e ujit në lumë është bekim që simbolizon fuqinë e Zotit mbi njerëzit.

DEKLARATA E ILIR METËS:

Është kënaqësi e veçantë të zgjidhja Beratin për të festuar dhe uruar ditën e ujit të bekuar. Hedhja e kryqit në ujë dhe në lumin e Osumit është një bekim që simbolizon fuqinë e Zotit mbi njerëzit dhe ta veçojmë këtë moment dhe këtë ditë. Të na forcojë besimin në zot por edhe tek arsyeja për të përballuar sfidat e vështira. Jemi në një vend të shenjtë, dhe kjo kishë që u hap 30 vjet më parë do të mbetet gjithmonë e hapur.

 

(k.m, a.b/dosja;.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta ne berat ilir meta meta ne berat

Sondazh

Poll