Politike

Rindërtimi i projektit Vlorë – Orikum, ministrja Anila Denaj MESAZH Metës: Mos na pengo, Vlora s’është bahçe e LSI-së

6 Janar 2021, 10:11 Nga DOSJA
Rindërtimi i projektit Vlorë – Orikum, ministrja Anila Denaj

TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj, ashtu siç paralamëroi mbrëmë i ka kthyer paraditen e sotme një përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me projektin Vlorë-Orikum. 

Përmes një konference për shtyp, Denaj tha se e gjithë procedura e projektit është krejtësisht ligjore. Ajo shtoi se Presidenca është informuar me dy shkresa dhe nuk bëhet fjalë për një hua të re por për një dakordësi të arritur mes palëve, ndaj grupi negociator bëhet i panevojshëm.

Termi negociatë dhe dakordësi janë ato që duhet të kuptohen në këtë proces. Termi negociim kur dakordësia ekziston mes palëve nuk ka nevojë të ngrihet grup negociator. Dakordësia mes palëve është realizuar, grupi negociator është i panevojshëm.  Kërkesa e dhënies së autorizimit për vazhdimin e procesit është e lidhur vetëm me faktin që dakordësia është arritur. Çdo marrëveshje është bërë në këtë frymë, kur dakordësia realizohet negocimi është i panevojshëm.  Ajo që kërkohet të arrihet është që me të njëjtin fond dhe burim financiar të realizohet një projekt tjetër infstratuktore, në të njëjtin qark.

Dakordësia me Fondin Saudit u realizua në muajin gusht dhe hapi dy procese paralele, së pari ratifikimin në Kuvend të këtij ndryshimi dhe si rrjedhojë anulimin juridik të marrëveshjes së mëparshme të ratifikuar në Parlament më 17 shtator të vitit të kaluar. Kundërshtia me Kushtetutën nuk qëndron në asnjë gërmë, as në frymë. Sqaroj zyrën e Presidentit se vetëm në kushtet kur projektmarrëveshjet e propozuara ku institucionet nuk janë dakord, vetëm në këto raste ngrihen grupet negociatare duke kërkaur edhe autorizim”, tha Denaj.

Reagimi i Ministres së Financave vjen pasi mbrëmjen e djeshme, Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp akuzoi Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit.

Kjo marrëveshje, sipas Metës është bërë në kundërshtim të Kushtetutës pasi nuk ka pasur asnjë negociatë për të dhe as nuk është kërkuar autorizimi i tij për të bërë një marrëveshje të tillë siç e kërkon ligji për marrëveshjet ndërkombëtare.

(k.m;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denaj reagon pas akuzave te metes projekti vlore-orikum denaj reagon pas akuzave te metes projekti vlore-orikum

Sondazh

Poll