Politike

‘’Boll me mashtrime’’, Meta i kthehet sërish marrëveshjes së huasë: Banorët e Selenicës presin përgjigje, pse qev

5 Janar 2021, 21:56 Nga DOSJA
‘’Boll me mashtrime’’, Meta i kthehet sërish

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim dhe projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Në një konferencë për shtyp që mbajti ditën e sotme Meta tha se ndërtimi i aksit Peshkopi-Selenicë, është anuluar që fondet nga huaja t’i kalonin Orikum-Vlorë, por qyetarët e Selenicës janë mashtruar pasi u është thënë që ka qenë Fondi Saudit për Zhvillim, ndërkohë që kjo sipas kreut të shtetit ka qenë kërkesë e qeverisë.

Ndërkohë së fundmi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta ka thënë se banorët e Selenicës presin përgjigje dhe qeveria sipas tij po i lë pa rrugën që u kishte premtuar.

“BOLL ME MASHTRIME! Banorët e Selenicës presin përgjigje: Përse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar?“- shkruan Meta.

Sot, në një konferencë për mediat, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se kontrata me Qeveria devijoi fondet për një tjetër rrugë e ndërpreu marrëveshjen me Fondin Saudit. Ai shtoi se 4 herë i është drejtova MEPJ-së e nuk ka marrë përgjigje.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll