Politike

Rama në Turqi! Dy ditë takime dhe ‘punë’ me Erdoganin, kryeministri merr me vete kabinetin qeveritar, ‘miku’ e pret m

6 Janar 2021, 09:09 Nga DOSJA
Rama në Turqi! Dy ditë takime dhe ‘punë’ me

ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi, ku edhe do të zhvillojë 2 ditë takime me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Rama ka zgjedhur që gjatë kësaj vizite të shoqërohet nga ministrat Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Elva Margarit, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi si dhe kreun e Doganave Ardi Veliun e figura të tjera të njohura.

Me të mbërritur në aeroportin e Turqisë, numri një i qeverisë i ka ndarë vetë pamjet nga “zbarkimi” i tij, por ra në sy që mes mikpritësve mungonte presidenti Recep Tayip Erdogan.

Në vend të tij, ai kishte dërguar disa ministra të kabinetit qeverisës. Mirëpo presidenti e ka pritur Ramën në Presidencë aty ku u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e takimit dhe konferenca e përbashkët e liderëve të dy vendeve. Garda ishte e gjitha në rresht për të nderuar ardhjen e Ramës. Tapeti blu i gjatë ishte detaji që ra më së shumti në sy.

Gjatë konferencës u nënshkrua Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe 4 marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, bashkëpunimi mes Universitetit Neë York që është në pronësi të Fondacionit Marif me Universitetin e Stambollit. Nga ana tjetër, vetë Erdogan foli për mbi 500 projekte me vlerë disa milionë dollarë ne restaurimin e objekteve fetare. Po ashtu është nënshkruar edhe marrëveshja për arsimit ku marrëveshja e firmosur sipas Ministres së Arsimit Evis Kushi ka për  qëllim promovimin në një sërë drejtimesh si shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit dhe mësuesve.

Në fjalën e tij, Presidenti turk e konsideroi Shqipërinë një vend mike dhe partnere si dhe insistoi në luftën ndaj organizatës FETO. Kryeministri Rama, në fjalën e tij nuk harroi të thumbonte dhe BE-në, teksa shtoi se Turqia, ndryshe nga vendet e tjera, ia la Shqipërisë derën e hapur dhe nuk bllokoi kalimin e materialeve mjekësore.

Në konferencë pati edhe batuta mes Ramës dhe Erdoganit sidomos kur u fol për ndërtimin e spitalit Rajonal të Fierit. Rama i la afat Turqisë deri më 7 prill, ndërsa Erdogani deklaroi se e kishte gati para zgjedhjeve, duke zbuluar kështu ‘kulisat’ e një marrëveshjeje mes tyre për fushatë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne turqi 6 janar turqi edi rama edi rama ne turqi 6 janar turqi

Sondazh

Poll