Politike

Kalimi i Nasip Naços tek PS, vjen reagimi i parë nga LSI, Çela: S’kemi kohë të merremi me shoqëruesin e pestë të Klosi

6 Janar 2021, 10:58 Nga DOSJA
Kalimi i Nasip Naços tek PS, vjen reagimi i parë nga LSI,

BERAT– Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë pas kalimit të ish-ministrit Nasip Naço tek Partia Socialiste. Pak pasi, Naço dha deklaratën se do i bashkohej PS-së, “pasi Shqipëria nuk kishte më kohë për eksperimente”, drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela thotë se LSI-ja nuk ka kohë të merret me “shoqëruesin e pestë” të Blendi Klosit në këtë qark, referuar  Nasip Naços.

POSTIMI I ARDIT ÇELËS:

Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.

Paraditen e sotme, ish-ministri i Drejtësisë në mandatin e parë qeverisës me PS-në, Nasip Naço njoftoi largimin e tij nga LSI-ja për të kaluar me socialistët. Ai u shfaq me Blendi Klosin në Berat, ku prezent ishte edhe ish-lideri i LSI-së, presidenti i sotëm, Ilir Meta.

(a.b;f.g/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardit cela nasip naço kalon tek ps ardit cela nasip naço kalon tek ps

Sondazh

Poll