Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘LSI, eksperiment politik’/ Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bashkohet PS-së, në Berat eviton mikun e vjetër, i
6 Janar 2021, 10:13Nga DOSJA
BERAT– Pak muaj para zgjedhjeve të 2021-it ndodh lëvizja e parë politike! Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço dhe njëherësh eksponent i lartë i kësaj force politike ka kaluar ‘kahun’ duke u pozicionuar zyrtarisht me Partinë Socialiste.
Naço e njoftoi largimin e tij nga LSI në qytetin e Beratit ku ishte në krah të ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat. Po në të njëjtën ceremoni ishte edhe presidenti Ilir Meta, themeluesi i LSI-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë me Naçon. Gjatë fjalës së tij para mediave, Naço u shpreh se Shqipëria nuk kishte nevojë për eksperimente politike, duke i shprehur “besnikërinë” edhe familjes së tij të re.
“Nuk është rastësi që unë të jem këtu, nuk është dita e parë, jam prej 30 vjetësh nuk mund të mungoj dhe sot. Vendi ka nevojë për të ecur para, unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar, kontributi im ndoshta ka qenë modest, por përkushtimi për Reformën në Drejtësi ka qenë shumë i madh. Sot jam me zotin Klosi po ajo që dua të them është se dhe në të ardhmen do të jem krah tij,”-tha ai.
I pyetur se përse u largua nga LSI, Naço u shpreh i prerë, duke lënë të kuptohej se nuk binte dakord me linjen politike që po ndiqej. Por sërish i ka evituar përdorimin e emrave.
“Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike, nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë, ka nevojë që të përfaqësojë qytetarët të cilët kërkojnë që votat e tyre të kalojnë me të majtën. Eksperimentet janë të së kaluarës. E thashë dhe më parë që e ardhmja i përket socialistet progresive. Mesazhet që më vinë nga qytetarët janë që unë të vijoj të jap kontribut për këtë qytet dhe nuk janë pak por 70% të artyre që kanë votuar të ardhmen progresive,”-shtoi Naço.
Ndërkohë që kalimi i parë politikë u bë, ende nuk ka ardhur asnjë koment. Zyrtarët e LSI-së kanë zgjedhur që ta ‘kalojnë’ në heshtje largimin e tij.
(k.mA.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj, ashtu siç paralamëroi mbrëmë i ka kthyer paraditen e sotme një përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me...
BERAT– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Beratit aty ku ndoqi nga afër ceremoninë e ujit të bekuar që zhvillohet çdo vit....
ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi, ku edhe do të zhvillojë 2 ditë takime me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të l...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një video të disa viteve më parë prej nga dëgjohet kryeministri Edi Rama duke pr...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim...
BELGJIKË– Fancesco Becchetti ka nisur mbledhjen e 110 milionë eurove që i detyrohet qeveria shqiptare, pas gjyqit që fitoi më 24 prill të vitit 2019. Media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së fundmi ka publikuar disa foto të shtëpive që janë ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 që tronditi Shqipëri...
TIRANË– Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë.I pye...
TIRANË- Pas emërimit Emërimi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetues, Përparim Kalo , ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale.Në një postim që ka bërë ditën...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama në lidhje me debatin e fundit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, pasi kreu i qeveri...