Politike

Emërimi në “Kushtetuese”, gjyqtari Përparim Kalo heq dorë nga rrjetet sociale: Kam mbyllur Facebook-un

5 Janar 2021, 20:46 Nga DOSJA
Emërimi në “Kushtetuese”, gjyqtari Përparim Kalo heq

TIRANË- Pas emërimit Emërimi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetues, Përparim Kalo , ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale.

Në një postim që ka bërë ditën e sotme në ‘Facebook’ ai ka thënë se do të heqë dorë në mënyrë që t’i përkushtohet tërësisht detyrës së re që ka marrë disa ditë më parë. Ndër të tjera ai ka falenderuar të gjithë miqtë e tij për komunikimin që kanë patur ndër vite.

Postimi i Përparim Kalos:

Te dashur miq, Se pari, ju uroj gezuar vitin e ri dhe, se dyti, ju falenderoj per komunikimin qe kemi patur bashke nder vite. Prej jush kam mesuar shume gjera, kam marre lajme te gezuara, te hidhura, urime, ftesa, fotografi, video dhe artikuj e mendime qe me kane sherbyer per te zgjeruar njohurite ne fusha te ndryshme.

Sot po ju shkruaj per tju njoftuar se, per shkak te emerimit tim Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese me dekret te Presidentit te Republikes me date 23 dhjetor 2020 me duhet te largohem nga rrjetet sociale per tju dedikuar teresisht ketij funksioni te larte publik. Edhe njehere ju falenderoj per kenaqesine qe me keni dhene permes komunikimit tuaj!Miqesisht, Perparim Kalo.

Më 23 dhjetor, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon, duke plotësuar kështu korumin e këtij institucioni dhe për të bërë krejtësisht funksional.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike përparim kalo përparim kalo

Sondazh

Poll