Aktualitet

“Do ti villni gjakun e motrave të mia”/ Djali i Përparim Ademit kërcënohet me vdekje, dalin mesazhet: Mos kujto se do sh

6 Janar 2021, 09:42 Nga DOSJA

TIRANË– Djali i Përparim Ademit (Telës), 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka nxjerrë mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon. Kristo Tela ka zbuluar për ‘Top Channel’ se është kërcënuar nga Bashkim dhe Gëzim Metani (vëllezërit e dy motrave të vrara), janë betuar për hakmarrje.

Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh ai i shqetësuar

Në fotot e bëra publike lexohen qartë kërcënimet, ku dy vëllezërit e kanë paralajmëruar djalin e autorit se do ta gjejnë kudo që të ndodhet dhe se do t’i marrin hakun e motrave të masakruara. 

Mos kujto se do shpëtosh se dhe ti je kopllot me Përparimin…Tani do ti villni gjakun e motrave të mia,’– lexohet në mesazhet.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.

Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristo tela përparim ademi kristo tela përparim ademi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...