Aktualitet

Vendimi i Kosovës për autorizimin e Forcave të Sigurisë në misione paqeruajtëse/ Meta: Meriton të jetë një vend anëtar

6 Janar 2021, 09:07 Nga DOSJA

TIRANË-Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e Parlamentit të Kosovës, për të autorizuar Forcat e Sigurisë, në marrjen pjesë të misioneve paqeruajtëse në botë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka vënë në dukje, se Kosova dëshmon që është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku sipas tij e meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-së.

“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim. ??❤??,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...