Aktualitet

Vrau Armando Baboçin dhe plagosi të birin, arrestohet Enrik Gjini. Si nisi sherri me shkopa bejsbolli në Durrës

6 Janar 2021, 08:54 Nga DOSJA
Vrau Armando Baboçin dhe plagosi të birin, arrestohet Enrik Gjini.

DURRËS– Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Enrik Gjini i cili dyshohet se është autor i vrasjes së Armando Babocit, plagosjes së të birit Eraldo Gjini dhe një tjetër personi pas një sherri me leva në lokal.

I riu është ndaluar pas konfliktit që ndodhi pak muaj më parë në lagjen nr.13 në Durrës. 25-vjeçari ishte i shpallur në kërkim prej muajsh dhe arrestimi i tij u bë falë operacionit policor për gjetjen e personave që ishin larguar drejtësisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 shtator. Fillimisht Daçi, autori i krimit dhe djali i viktimës, Erlad Boçi u konfliktuan në berberhane për një fjalë: Pse më sheh. Pas konfliktit, Daçi ka shkuar ka marrë vëllain, Florjonin dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Erald Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij.

Ngjarja u agravua dhe Daçi qëlloi me armë Armandi Boçin që vdiq dhe djalin e tij Erald Gjinin. Ky I fundit është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë njëri plumb kapi edhe kushëririn e Dacit, Tatasin që ndodhet në spital.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestojet enrik gjini enrik gjini arrestojet enrik gjini enrik gjini

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...