Aktualitet

Kanë frikë të kthehen në shtëpi! Zbardhet dëshmia e adoleshenteve që u zhdukën nga Tirana: Ikëm më dëshirë, kishim 4

6 Janar 2021, 09:26 Nga DOSJA
Kanë frikë të kthehen në shtëpi! Zbardhet dëshmia

TIRANË– Zbardhen detaje nga ‘arratisja’ e dy adoleshenteve nga Shqipëria në ditën e parë të vitit 2021. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy të miturat janë larguar me dëshirë nga banesat me 40 mijë lekë të reja, të holla që i kishin kursyer përgjatë vitit duke planifikuar largimin e tyre nga banesa. Në rrëfimin e tyre në Polici, me praninë e një psikologeje, të miturat pretenduan se familjarët e tyre ziheshin shumë shpesh, madje zënkat kishin ndodhur dhe natën e vitit të ri, duke i bërë edhe më të vendosura për t’u larguar nga banesa. 

Pasi u kanë treguar prindërve se do të shkojnë tek njëra-tjetra për vizitë, adoleshentet kanë treguar se kanë shkuar me makina dhe furgona të rastit në Përmet, ku edhe kanë qëndruar për disa ditë. Më të shkuar në Përmet, kanë hyrë në hotelin e qytetit dhe kanë prenontuar një dhomë dyshe, për të qëndruar të dyja. Ka qënë pikërisht pronari i këtij hoteli, personi që ka telefonuar Policinë senë biznesin e tij kishin shkuar dy vajza që nuk ishin të shoqëruar nga familjarët, duke bërë të mundur edhe gjetjen e tyre. Megjithatë të miturat e kishin bërë ndërmend të ktheheshin pasi nuk kishin më para dhe “mësimin” ua kishin dhënë prindërve. 

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetëra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”.

Ndërsa të miturat gjithashtu kanë dhënë sqarimin edhe për 46-vjeçarin që ishte parë në shoqërinë e tyre. Policia bën me dije se personi, idetiteti i të cilit ende nuk dihet, ka qenë thjesht shoferi i njërit prej furgonëve me të cilët kanë udhëtuar.

Por edhe pse janë kthyer në Tiranë, vajzat sërish nuk duan që të dërgohen në shtëpi nga frika se mund të dhunohen nga prindërit e tyre. Kështu që kanë zgjedhur që të qëndrojnë në qendër sociale deri në qetësimin e situatës. Me rrëfimin e tyre dhe me gjithë dëshmitë e tjera të mbledhura ka rënë poshtë çdo dyshim se vajzat mund të ishin marrë për qëllime trafikimi.

Lajmi për zhdukjen e tyre u dha tre ditë më parë, edhe pse të miturat ishin larguar nga banesa që më 1 janar. Para se të zhdukeshin, ato dolën nga banesa me pretekstin se po shkonin në shtëpitë e njëra-tjetrës për të uruar një vit të mbarë. Por me të dalë nga banesa, fikën telefonat dhe u zhdukën për disa ditë pa lënë gjurmë askund. Ato u gjetën dje në një hotel në Përmet dhe u sollën nga Policia në Tiranë. 

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduken dy te miturat zhduken dy te miturat

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...