Aktualitet

‘E them vetë që të mos më shajnë në rrjetet sociale ‘i poshtër’/ Laert Vasili e pranon LIVE: Unë jam grek!

6 Janar 2021, 09:00 Nga DOSJA
‘E them vetë që të mos më shajnë në rrjetet

TIRANË– Aktori Laert Vasili ka pranuar live në emision se është grek. Kjo deklaratë erdhi pas një debati në studion e emisionit  “Repolitix” mbrëmjen e djeshme ku Vasili ‘u kap’ me fjalën referendum, që sipas tij nuk është fjalë shqipe.

Duke debatuar me moderatorin pikërisht për këtë fjalë, në një moment Vasili tha se është grek e se kjo deklaratë i paraprin komenteve që bëhen në rrjetet sociale për të.

BISEDA NË STUDIO:

Laert Vasili: Fjala zgjedhje është shqip. Referendum është një fjalë e huaj, ne kemi fjalën tonë shqipe ‘zgjedhje’. Ta gjejmë se nga vjen.

Moderatori: E ke gjithmonë me gjuhën shqipe

Laert Vasili: E di pse e kam gjithmonë, e kam gjithmonë sepse 30 vjet…

Moderatori: Fjalën referendum e ke dhe në Kushtetutë, nuk e heqim dot, kshu që mos u bëj më shumë katolik se Papa.

Laert Vasili: E di e di. Jo jo fare, unë jam grek një herë. E them vetë një herë që të mos më shajnë kot nëpër rrjetet sociale ‘grek i poshtër’ kshu që cuna vazhdoni jepuni e thash vetë.

MINUTA: 00:17

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laert vasili laert vasili

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...