Aktualitet

6 Janar 2021, 08:39 Nga DOSJA

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke hedhur kryqin në ujë e në këtë mënyrë qytetarët hidhen që ta kapin. Mirëpo për shkak të pandemisë kjo traditë nuk u zhvillua në qytetet e Shqipërisë. Ishte Kisha Ortodokse ajo që lajmëroi se këtë vit kjo traditë nuk do mund të zhvillohet për shkak të pandemisë mirëpo qyteti i Beratit e ka zhvilluar duke sfiduar të ftohtin dhe rregullat anti-covid.

Me prezencën e Presidentit Meta, ministrit Blendi Klosi dhe Nasip Naços, tradita u krye si çdo vit në qytetin e Beratit. Ishin të shumtë të rinjtë që u hodhën në lumin Osum për të kapur kryqin, një traditë që duket se as pandemia nuk i ka penguar ta zhvillojnë. Meta e quajti këtë ditë si bekim nga Zoti ndërsa gjatë vizitës Naço deklaroi se do ti bashkohet PS-së.

Korçë mesha e ujit të bekuar për besimtarët u zhvillua në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në orët e para të mëngjesit, ku ishin të pranishëm disa besimtarë.

Në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse ka zhvilluar meshën, por jo ceremoninë e hedhjes së kryqit për shkak të pandemisë.  Edhe në Gjirokastër, Fier dhe Sarandë u ndoq i njëjti zhvillim.

KUPTIMI I DITËS SË UJIT TË BEKUAR

Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishterë, që simbolizon pagëzimin e Jezuist nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e ujt te bekuar hedhja e kryqit ne uje kisha ortodokse dita e ujt te bekuar hedhja e kryqit ne uje kisha ortodokse

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...