Aktualitet

Shfaqet sërish Enkelejda Hoxha! U përfshi në aksident me 2 viktima dhe u ‘zhduk’ nga vendngjarja, si i shpëtoi drejtësi

6 Janar 2021, 08:45 Nga DOSJA
Shfaqet sërish Enkelejda Hoxha! U përfshi në aksident me 2

KRUJË– Eduart Pica është 25-vjeçari, i cili u tentua që të vritej brenda mjetit të tij teksa po qarkullonte në lagje. Deri më tani pista kryesore e dyshimeve është ajo e një aksidenti të shkaktuar më parë nga i riu Pica, ku ndërruan jetë 2 persona.

Për ngjarjen, Pica u prangos pasi, përveçse ishte përfshirë në aksident, ishte larguar gjithashtu edhe nga vendi i ngjarjes. Ai u ndalua disa ditë më pas nga Policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë në 2018.

Sipas Report Tv, ajo ka vendosur: “Pushimin hetimeve që lidhen me procedimin penal nr. 443, të vitit 2017 ne ngarkim te shtetasit {xxx}. -Shuarjen e mases se sigurimit vendosur nga gjykata per shtetasin {xxx} sipas nenit 261 pika 1 gërma “a” e K.Pr.Penal. -Pezullimin në tërësi të hetimeve te procedimit penal Nr. 443 te vitit 2017 qe ben fjale per vepren penale te “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/4 te Kodit Penal dhe ajo e “Largimit nga vendi i aksidentit” parashikuar nga neni 273 i K.Penal. -Urdherohet ***** e ***** Gjyqesor Kruje per ekzekutimit e ketij vendimi”.

Gjyqtarja Hoxha është e njohur për ‘dorën e lëshuar’ që ka më të burgosurit, pasi ka liruar nga hekurat e qelisë, të ndjerin Hekuran Billa dhe të fortin e bandës së Durrësit, Indrit Doklen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat eduart pices eduart pica atentat eduart pices eduart pica

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...