Aktualitet

Zbardhet në KOHË REKORD! Dështoi në atentatin ndaj Eduart Picës, shpallet në kërkim autori

6 Janar 2021, 08:59 Nga DOSJA
Zbardhet në KOHË REKORD! Dështoi në atentatin ndaj Eduart

LEZHË– Policia e Lezhës ka identifikuar të dyshuarin kryesore për atentatin e ështuar ndaj Eduart Picës. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se i dyshuari kryesorë sështë një person me iniciale E. Sh., banues në Lezhë. Sipas Policisë, dyshohet se i riu për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri Picën. Ndërkohë që është shpallur në kërkim nga Policia. Gjithashtu, nga ‘blutë’ e Lezhës është sekuestruar dhe mjeti tip Mercedes Benz, i përdorur nga autori.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.  Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat eduart pices policia e lezhes atentat eduart pices policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:39

TIRANË– Sot besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ujit të bekuar. Si çdo vit besimtarët ortodoks e festojnë me një traditë të veçantë: duke h...

Aktualitet 6 Janar 2021, 08:19

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, ...