Aktualitet

6 Janar 2021, 08:19 Nga DOSJA

TIRANË– Eduart Pica është 25-vjeçari ndaj të cilit, pak pas mesnatës së djeshme është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij, por fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar. I riu është ndaluar më parë për një aksident të ndodhur në Kurbin, ku ndërruan jetë dy persona nga fshati Derven të Fushë Krujës.

Eduart Pica, asokohe 22 vjeç, përplasi makinën e tij tip “Benz” me atë të viktimave, të cilët po udhëtonin me miqtë e tyre. Si pasojë e përplasjes mjeti ‘Volkswagen’, me të cilin po udhëtonin katër shokët nga Tirana drejt Lezhës, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat në kah të kundërt të rrugës. Ndërsa Pica ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar drejtësisë vetëm për pak kohë, ndërkohë që pas la viktimat Roland Kaçani e Altin Prendushi, ndërsa të plagosur mbetën Bledar Dauti dhe Eduart Lamaj.

Katër të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk u kanë mbijetuar plagëve të shumta që kishin marrë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Nga hetimet paraprake rezultoi se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe është përplasur në fillim me trafikndarësen dhe më pas është rrotulluar në rrugë. Kështu automjeti është dëmtuar thuajse tërësisht, gjë, e cila solli edhe vdekjen e dy të rinjve nga Tirana dhe Lezha.

Grupi hetimor që mori në pyetje të mbijetuarit zbuloi se të rinjtë ishin takuar në Tiranë dhe më pas ishin nisur drejt Lezhës por udhëtimi i tyre përfundoi në tragjedi. Deri më tani, hakmarrja për aksidentin e shkaktuar është një nga pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt që ka pasur së fundmi i riu nga Lezha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat eduart pices eduart pica lezhe atentat eduart pices eduart pica lezhe

Sondazh

Poll