Aktualitet

E përplasi makina teksa ishte në biçikletë, gjendet në mes të rrugës trupi i pajetë i 50-vjeçarit. Babai i tre fëmijë

6 Janar 2021, 08:17 Nga DOSJA
E përplasi makina teksa ishte në biçikletë, gjendet

FIER– Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i një 50-vjeçari të identifikuar si Gëzim Gjyrdyku në Fier. Trupi i pajetë u gjet në cep të rrugës nga policia. Dosja.al mëson se viktima ishte duke u kthyer nga puna si roje me një biçikletë. Bëhet e ditur se një makinë e ka përplasur 50-vjeçarin dhe e ka lënë në rrugë pa i ofruar ndihmë. Babain e tre fëmijëve e kanë kërkuar gjithë natën familjarët e tij derisa e gjetën të vdekur pranë një kanali.

Policia ka nisur hetimin e plotë të ngjarjes si dhe ka kërkuar kamerat e sigurisë nga bizneset përreth për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Aksi ku u gjet trupi i pajetë i 50-vjeçarit është i rrezikshëm, të paktën këtë pohojnë vetë banorët që jetojnë përreth zonës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier gezim gjyrdyku makina perplas 50 vjecarin aksident ne fier gezim gjyrdyku makina perplas 50 vjecarin

Sondazh

Poll