Bota

Shkon në 31 numri i të lënduarve në Ferizaj, në mesin e tyre ka edhe fëmijë

5 Janar 2021, 15:05 Nga DOSJA
Shkon në 31 numri i të lënduarve në Ferizaj, në mesin e

PRISHTINE– Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.

Teksa foli për Express, Beqiri tha se viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme në trup dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë.

“Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”– përfundoi Emini.

Mesditën e sotme, Ferizaj u trondit nga një shpërthim. Ende po hetohet për shkaqet e shpërthimit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperthim ne kosove shperthim ne kosove

Sondazh

Poll