Aktualitet

Gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e tij. Doja që burri të ishte

5 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
Gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën,

TIRANE- Dosja.al sjell dëshminë e plotë të Vjollca Telës, bashkëshortes “ligjore” të Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit, ku ngelën të vrara dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Në rrëfimin e saj, Tela shpjegon edhe faktin pse i shoqi ka marrë mbiemrin e saj, (Ademi), që sipas gruas lidhet me dëshirën për të forcuar martesën e jo me problemet e tij të mëparshme me ligjin. 

Dëshmia e Vjollca Telës, bashkëshortja zyrtare e Përparim Ademit: “Jam e martuar me Përparimin prej më shumë se 30 vitesh. 

Unë jam e papunë ndërsa bashkëshorti punon si bojaxhi dhe kovaç. Ne me bashkëshortin kemi bërë një marrëveshje që unë të mbaj mbiemrin Tela dhe ai të mbajë mbiemrin e saj Ademi, me qëllim që të forconim martesën.  Burri im prej më shumë se 20 vitesh është njohur me Zhaneta Metanin dhe jam në dijeni që kanë lidhje bashkë. Unë e kam marrë vesh për lidhjen mes tyre dhe nuk kam ndërhyrë për të prishur lidhje e tyre pasi unë e doja Përparimin dhe doja ta mbaja familjen e bashkuar. 

Duke parë që burri im shkonte mirë me Zhanetën kam menduar që të krijojmë hyrje-dalje familjare me të në mënyrë të tillë që dhe burri të ishte i kënaqur dhe familja ime mos të prishej.  Ne kishim krijuar marrdhënie aq të mira me familjen e Zhanetës sa dhe për pushime shkonim bashkë në plazh në Pogradec, në Greqi dhe në shumë vende të tjera. 

Zhaneta ka fjetur me djalin e saj me muaj në shtëpinë tonë dhe unë e kam pritur si mos më mirë. Para dy ditësh e kam parë Përparimin shumë të mërzitur dhe e pyeta se çfarë problem kishte dhe ai më tha se Zhaneta më ka tradhëtuar. I thashë le të tradhëtojë pasi në fund të fundit e ke të dashur. 

Por i mërzitur më ka thënë se do largoheshin. Më datën 31.12.2020 në mëngjes e pashë bashkëshortin shumë të shqetësuar për shkak të Zhanetës. Dola për të bërë pazarin dhe në kohën kur u ktheva në banesë nuk e gjeta Përparimin aty.  E shqetësuar mora në telefon Zhanetën por më doli në telefon djali i saj i mitur i cili po qante dhe më tha se Përparimi erdhi në shtëpi dhe vrau mamin me tezen. Dola nga banesa dhe vajta tek shtëpia e Zhanetës por aty ishte policia dhe u largova.

Dëshmitë janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përparim ademi vjollca tela vrasja ne astir përparim ademi vjollca tela vrasja ne astir

Sondazh

Poll