Aktualitet

Ngjyra gri për dimër dhe verë!/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të miratohen uni

5 Janar 2021, 11:49 Nga DOSJA
Ngjyra gri për dimër dhe verë!/ Drejtoria e Përgjithshme e

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Drejtësisë ku i kërkohet që të miratojnë uniformat e detyrueshme për gati 4700 të burgosur në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme këmbëngul se kjo duhet të miratohet pasi është e detyruar dhe me ligj që të vishen me uniformë standarte të burgosurit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka pohuar për ‘Top Channel’ se kjo u vu re si problematikë pas aplikimit të regjimi 41 bis ku thuhej se personat që cilësohen me rrezikshmëri të lartë të mos marrin asgjë nga jashtë qelisë e në këtë formë do iu duhej uniforma. Si fillim propozohet që kostumi dimëror të jetë ngjyrë gri e errët, ndërsa veshja verore po ashtu në të njëjtën ngjyrë.

“Bëhet për shumë arsye, por edhe për të shmangur arratisjen dhe dallimin e tyre në rast se largohen”, shprehet Ismaili.

Në shkresën e drejtuar Ministrisë thuhet se kosotoja për të përballuar veshjen e të burgosurve do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e përgjithshme e burgjeve veshja e te burgosurve drejtoria e përgjithshme e burgjeve veshja e te burgosurve

Sondazh

Poll