Aktualitet

INTERVISTA/ Gruaja e Përparim Ademit hap “letrat”, Vjollca: S’ka shitur fëmijë burri!  Ishte njeriu më i mirë në bo

5 Janar 2021, 09:41 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Gruaja e Përparim Ademit hap “letrat”, Vjollca:

TIRANË- Vjollca Telo, bashkëshortja e Përparim Ademit (Telo), mohon që i shoqi të ketë shitur 10 foshnja në Selanik, fryt ndër vite i marrëdhënieve intime me të dy motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ajo pretendon se i është kërcënuar e bija pas vrasjes së dyfishtë që kreu i shoqi, më 31 dhjetor 2020 në Astir. Në një dëshmi për mediat, Telo është distancuar nga ngjarja duke thënë se Përparimi e kreu aktin e tij dhe do të vuajë dënimin, por shtoi se nuk ndihet e qetë në Shqipëri. Gruaja ka sqaruar edhe njohjen me vëllain e dy viktimave, Bashkimin. 

Biseda e Vjollca Telos me gazetarët:

Vjollca Telo: Në orën 5:30, e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët, burri bëri kallëzim penal. Do të kërkoj mbrojtje nga Policia nga shteti. 

Gazetarët: A ke frikë të jetosh në këtë shtëpi?

Vjollca Telo: Po, shumë. Dua mbrojtje nga shteti. 

Gazetarët: A keni trafikuar ju fëmijë?

Vjollca Telo: Jo, asnjë fëmijë, asnjë fëmijë.

Gazetarët: Pse bëhen këto akuza?

Vjollca Telo: Ata duan pasuri, duan këtë shtëpi. 

Gazetarët: Ka akuza që shtëpia është bërë me fëmijë të shitur?

Vjollca Telo: Mirë, jo, asnjë mënyrë. Kam patur hyrje-dalje me to, kemi ngrënë e kemi pirë, e di e gjithë lagjia. 

Gazetarët: Keni ditur që burri juaj kishte marrëdhenie me to? 

Vjollca Telo: Po e kam ditur, e kam pranuar që të mos prishja familjen time.

Gazetarët: Ngjarja është shumë e rëndë, keni ju një koment?

Vjollca Telo: Unë e di që burri im e bëri vrasjen, unë se shtyva burrin. Unë kam jetuar me ato, kam ha e kam pi, kam fjet, kam shkuar në Greqi, i vëllai më dërgoi perdet nga Franca. Më solli perdet.

Gazetarët: Bashkimi bëri akuza shumë të rënda ndaj jush?

Vjollca Telo: Mirë, doni t’ju nxjerr perdet që më solli Bashkimi, atletet e çunit dhe një palë për Kastriotin?

Gazetarët: Si e morët vesh ju për ngjarjen?

Vjollca Telo: Kam marrë çunin e Zhanit në telefon, se po shkonte çuni im t’ju jepte 100 mijë lekë të hanin bukë. 

Gazetarët: Opinioni publik është shokuar nga ngjarja, ju çfarë mendoni?

Vjollca Telo: Asgjë, se di fare.

Gazetarët: A mendonit se burri juaj do e bënte ndonjëherë një gjë të tillë?

Vjollca Telo: Jo, asnjëherë në botë.

Gazetarët: Cfarë njeriu ishte?

Vjollca Telo: Njeriu më i mirë në botë.

Gazetarët: Kishin zënka?

Vjollca Telo: Jo, asnjëherë

Gazetarët: Po gjendja psikologjike?

Vjollca Telo: Imja? Mirë ishte e atij. 

Gazetarët: Pasi të merreni në mbrojtje do të largoheni?

Vjollca Telo: Po, patjetër që do të largohemi. Policia posi që na ka marrë në mbrojtje, nga policia sapo erdha. Deklarova për mbrojtjen time dhe të fëmijëve.

Gazetarët: Kush ju kërcënon?

Vjollca Telo: Ata të gjithë, 3 vetë, me maska, kanë kërcënuar vajzën në 5:30 të mëngjesit. Ju falenderoj. Burri e bëri, le të mbajë dënimin. Mua më vjen keq për ato të dyja. Unë kam jetuar 30 vite me to. Nuk është siç e tha Bashkimi, që e dinte gruaja e vetë. Bashkimi para se të ikte jashtë shtetit, nga kjo derë dilte… Ta dini që kam një vajzë shurdh-memece. Vajza ime…

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përparim ademi vjollca telo vrasje ne astir përparim ademi vjollca telo vrasje ne astir

Sondazh

Poll