Aktualitet

Të zhdukura që prej 1 janarit, Prokuroria nis verifikimin e telefonave të dy adoleshenteve të humbura në Tiranë

5 Janar 2021, 11:21 Nga DOSJA
Të zhdukura që prej 1 janarit, Prokuroria nis verifikimin e telefonave

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për zhdukjen e dy vajzave të mitura në kryeqytet që më 1 janar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se organi i akuzës ka marrë në verifikim të gjithë kontaktet e fundit, përfshirë edhe monitorimin e dy telefonave celularë që kanë patur në përdorim dy adoleshentet. 

Lajmi për zhdukjen e tyre u dha dy ditë më parë, ndërsa të miturat janë larguar nga banesa që më 1 janar. Ato janë dy adoleshente, njëra 15, ndërsa tjetra, 16 vjeçe, shoqe me njëra-tjetrën. Para se të zhdukeshin, ato dolën nga banesa me pretekstin se po shkonin në shtëpitë e njëra-tjetrës për të uruar një vit të mbarë.

Por me të dalë nga banesa, telefonat e tyre celularë rezultuan të fikur. Me vete, dy të miturat kishin kartat e identitetit dhe një sasi parash. E ëma e njërës prej tyre, thotë se vajzat janë mashtruar, ndërsa shton se e bija vuan nga astma dhe duhet sa më parë të kthehet në shtëpi që të marrë mjekimin e nevojshëm.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduken dy te miturat zhduken dy te miturat

Sondazh

Poll