Aktualitet

Historia e çuditshme e dy familjeve/ Gruaja e Përparim Ademit mohon akuzat: Burri nuk ka shitur fëmijë, Bashkimi dhe motra d

5 Janar 2021, 10:28 Nga DOSJA
Historia e çuditshme e dy familjeve/ Gruaja e Përparim Ademit mohon

TIRANË– Historia e Zhaneta Metanit, Kristina Bardhit, Përparim Ademit dhe Vjollca Telës ndërsa ditët kalojnë, zbulon një raport të habitshëm mes dy familjeve. Një ditë pasi vëllai i dy motrave të vrara, Bashkim Metani, bashkë me motrën tjetër të viktimave, Anxhelën, rrëfyen në media, historinë e njohjes së autorit me to, e shoqja ka një tjetër version të historisë. Ndryshe nga sa deklaruan Bashkimi dhe Anxhela se Përparim Ademi kishte 10 fëmijë me dy viktimat, që ishin shitur në Selanik, Vjollca Tela thotë se kjo nuk është e vërtetë. Burri e bëri vrasjen, unë se shtyva, të vuajë dënimin”,-tha ajo mëngjesin e të martës për gazetarët, ndërsa më tej kërkoi mbrojtje nga shteti. “Shteti të na mbrojë, më kanë kërcënuar vajzën, e kam shurdh-memece”-tha ajo. 

Por rrëfimi dhe dëshmitë e të përfshirve në këtë ngjarje, nuk kanë ngelur vetëm si kronika shokuese lajmesh. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin e Përparim Ademit në trafikun e fëmijëve dhe siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, ai është marrë në pyetje për akuzat e Bashkim Metanit dhe të motrës, Anxhelës.

Por e shoqja e Përparimit e ka një alibi edhe për këto akuza. “Ata duan këtë shtëpi”,-tregoi ajo me dorë vilën, për të cilën Bashkim Ademi tha dje se “e shoqja e Përparimit ka shitur edhe vetë një fëmijë se nuk i dilnin lekët për të ndërtuar vilën”.

Ndërsa Përparimi do të japë sqarime para prokurorisë për njohjen me dy viktimave dhe llojin e punës që të tre kryenin në Selanik, një tjetër dëshmi, provon raportin e çuditshëm mes dy familjeve. Policia mori në pyetje pas ngjarjes edhe Kristo Telën, djali i Vjollca Telës dhe Përparim Ademit. Ai zbuloi se ai vetë ishte në lidhje dashurie me motrën tjetër të dy viktimave, Anxhela Metanin. Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela E. që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. “-ka rrëfyer djali në Polici. 

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi vjollca tela vrasja ne astir zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi vjollca tela vrasja ne astir zhaneta metani

Sondazh

Poll