Aktualitet

PAMJE nga punimet për “Unazën e Madhe”/ IKMT aksion në terren, shemb 5 objekte në Shkozë

5 Janar 2021, 11:36 Nga DOSJA
PAMJE nga punimet për “Unazën e Madhe”/ IKMT aksion

TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rifilluar punën në terren për lirimin e ‘rrugës’ në mënyrë që të vijojnë ndërtimet për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas një njoftimi të dhënë nga vetë IKMT-ja, sot janë prishur 5 objekte në zonën ku është përcaktuar që të ndërtohet loti III, në Shkozë. Objeketet e prishura janë me nga një dhe dy kate, dhe kanë pasur funksione të ndryshme.

Loti i 3-të i Unazës Lindore është pjesë e projektit të Unazës së Madhe, i cili ka nisur disa vite më parë, por punimet në Shkozë kanë nisur vetëm së fundmi.

Më herët banorët e Shkozës kanë dalë në protestë dhe kanë qenë kundër shembjes së banesave të tyre, pasi janë shprehur se nuk kanë marrë shpërblime, mirëpo gjatë ditës së sotme duket se nuk ka pasur kontestime. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ikmt punime ne shkoze unaza e madhe ikmt ikmt punime ne shkoze unaza e madhe

Sondazh

Poll