Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, policia arreston në flagrancë 31-vjeçarin të dënuar më parë

5 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Lëvizte me armë me vete, policia arreston në flagrancë

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri me vete. I riu është arrestuar në flagrancë nga Forcat e Posaçme Speciale. Mësohet se personi me incialet M.M ka qënë i dënuar më parë.

NJOFTIMI I POLICISË-

Një 31 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Sipas Policisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër (i dënuar më parë). Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i’u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne shkoder arrestohet 31 vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll