Aktualitet

Vakancat në KLP/ Mbyllet gara, 5 prokurorë do të votohen për vendin e Arben Dollapit dhe Besnik Canit, brenda javës dalin d

5 Janar 2021, 08:47 Nga DOSJA
Vakancat në KLP/ Mbyllet gara, 5 prokurorë do të votohen për

TIRANË– Sot është mbyllur gara për vendet bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të sjella për shkak të shkarkimit nga Vettingu të dy anëtarëve, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani. Për vendet bosh, kanë aplikuar 5 prokurorë, 2 nga prokuroria e Vlorës, 1 nga Durrësi, 1 nga Berati e një nga Tirana. Ndërkohë që votimi pritet të bëhet brenda javës, në bazë të datave që pritet të publikohen nga Prokuroria e Përgjithshme.

5 prokurorët që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin  në përfundim të afatit të përcaktuar janë:

Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    

Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Vendet bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pritet të mbusheshin në muajin nëntor, por Prokuroria e Përgjithshme mbylli aplikimet pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që ndalonte gurmbullimet. KLP ka momentalisht vetëm 9 prokurorë nga 11 që duhet të ketë për të mirë funksionuar. Dy anëtarët e larguar Besnik Cani dhe Arben Dollapaj, u shkarkuan nga Vettingu për shkak të problemeve me pasurinë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici eloida goxhi elona avni alvora moisi duda vakancat ne klp zeqir hoda albert kulici eloida goxhi elona avni alvora moisi duda vakancat ne klp zeqir hoda

Sondazh

Poll