Sport

Garitano, “viktima” e parë për vitin 2021. Shkarkohet nga pankina e Bilbaos!

4 Janar 2021, 07:02 Nga DOSJA

SPANJE – Ndodhi edhe kjo. Shkarkohesh pas një fitoreje. Kjo është historia e trajnerit Gaizka Garitano, të cilin klubi Athletik i Bilbabos vendosi ta largojë nga detyra, pavarësisht suksesit të së dielës (1-0) kundër Elshes.

Trajneri spanjoll i thotë lamtumirë klubit kuqezi, së bashku me stafin e tij, pas më shumë se tri vitesh, duke drejtuar skuadrën e Bilbaos në 89 ndeshje. Aktualisht skuadra Athletik, renditet në vendin e nëntë të LaLigas me 21 pikë.

Pas shkarkimit të trrajnerit Garitano, që bëhet “viktima” e parë në vitin 2021, drejtuesit e klubit kanë njoftuar se në krye të skuadrës së tyre Athletik të Bilbaos do të ulet Marcelino Garcia Toral, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në fund të korrik 2022.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport athletik bilbao laliga trajneri garitano shkarkohet athletik bilbao laliga trajneri garitano shkarkohet

Sondazh

Poll