Bota

Mutacioni i Covid-19 në Afrikën e Jugut/ Paralajmërimi i shkencëtarit: Mendoj se vaksina nuk do të jetë efektive

4 Janar 2021, 08:23 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid-19 në Afrikën e Jugut/ Paralajmërimi i

AFRIKA E JUGUT-Vaksinat anti-Covid, mund të jenë joefektive kundër mutacionit të zbuluar në Afrikës së Jugut. Sipas DailyMail, John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, i cili ka ndihmuar dhe në krijimin e vaksinës AstraZeneca, ka deklaruar se lloji afrikan i Covidit është më shqetësues se ai Kent.

“Mutacionet i shfaqur në Afrikën e Jugut ka me të vërtetë ndryshime thelbësore në strukturën e proteinave. Mendoj se vaksina do të jetë efektive kundër llojit Kent. Unë nuk e di për llojin e Afrikës së Jugut ka një pikëpyetje të madhe për këtë,”-ka thënë ai.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i  Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Afrika e Jugut zbuloi 501.V2, e cila mendohet të jetë më ekstreme sesa VUI-202012/01 e Britanisë së Madhe. Disa vende kanë ndaluar udhëtarët nga Afrika e Jugut, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Arabinë Saudite dhe Turqinë. Por varianti është zbuluar tashmë në dy vendndodhje në Britani në kontaktet e njerëzve që kishin vizituar kohët e fundit kombin afrikan.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrika e jugut brtiania e madhe john bell afrika e jugut brtiania e madhe john bell

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 07:13

Kongresi nis sesionin e ri mes pasigurish politike

Ligjvënësit e rinj të Kongresit amerikan u mblodh të dielën në kushtet e një atmosfere pasigurie politike kur mbetet ende të përcaktohet se cila parti do të kon...