Bota

Popullsia e Koresë së Jugut bie për herë të parë në histori, ka më shumë vdekje sesa lindje

4 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
Popullsia e Koresë së Jugut bie për herë të parë

KORE E JUGUT- Koronavirusi duket se ka ‘lulëzuar’ në Korenë e Jugut, pasi vendi për herë të parë ndonjëherë ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar në Kore, 10% më pak se në 2019, ndërsa rreth 307,764 njerëz ndërruan jetë.

Shkalla e lindjeve e Koresë së Jugut – ose numri mesatar i fëmijëve që një grua ka gjatë jetës së saj – ra në një rekord të ulët prej 0.92 në 2019, më e ulta midis të gjithë anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Shifra që ka kapur vendi është shumë poshtë shkallës prej 2.1 që i duhet për të mbajtur popullsinë e qëndrueshme.

Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, qeveria parashikon që popullsia e Koresë së Jugut do të bjerë në 39 milion deri në 2067,  dhe se më shumë se 46% e popullsisë do të jetë mbi moshën 64 vjeç.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota korea e jugut korea e jugut

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 07:13

Kongresi nis sesionin e ri mes pasigurish politike

Ligjvënësit e rinj të Kongresit amerikan u mblodh të dielën në kushtet e një atmosfere pasigurie politike kur mbetet ende të përcaktohet se cila parti do të kon...