Aktualitet

U arratis kur do i merrnin gjurmët e gishtërinjve/ Nis hetimi ndaj dy efektivëve, Rigers Lala përfitoi nga shpërqëndrimi i

4 Janar 2021, 08:49 Nga DOSJA
U arratis kur do i merrnin gjurmët e gishtërinjve/ Nis hetimi ndaj dy

TIRANË– Rigerts Lala i cili u arratis ditën e sotme nga Komisariati numër 1 në kryeqytet do të përballej pas disa orësh me vendimin e Gjykatës për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Dosja.al mëson se i riu është arratisur në momentin kur e kanë dërguar për t’i marrë gjurmët e gishtave. Pas kësaj procedure ai do të dërgohej në gjykatë, ku do të njihej me masën e sigurisë. Nga ana tjetë SHÇBA ka nisur hetim për dy efektivët që shoqëronin Lalën, ndërsa është ende e paqartë si ka mundur t’u ikë.

Rigers Lala u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet pasi lëvizte me armë pa leje. Ishin qytetarët ata që denoncuan se i riu kishte armë zjarri me vete. Në momentin që policia u afrua për ta arrestuar, Lala hodhi armën në tokë dhe u mundua të arratisej. Mirëpo policia iu vu pas dhe arriti ta vinte në pranga 30-vjeçarin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset rigers lala rigers lala arratiset rigers lala rigers lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 4 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi shtetrrethimin në vend, njoftimin që ...