Sport

VIDEO/ Milan është më i fortë me 10 lojtarë, Kessie dhe Leao mjaftojnë për të mposhtur Beneventon

3 Janar 2021, 19:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan është më i fortë me 10 lojtarë, Kessie dhe

ITALI– Milan fiton 2-0 ndaj Beneventos dhe mban vendin e parë në renditje duke qëndruar në vendin e parë +1 nga vendi i dytë Inter. Kessie në minutën e 15-të shënoi për kuqezinjtë nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli të fituar nga Rebic, por ndeshja u komplikua në minutën e 34-t kur Sandro Tonali mori karton të kuq dhe la skuadrën me 10 futbollistë përreth një orë lojë.

Me avantazhin e një goli Benevento rrit lojën dhe shqetëson Donnarumman disa herë por vetëm kaq sepse në pjesën e dytë fael Leao shënoi edhe golin e dytë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Benevento shfrytëzoi epërsinë numerike dhe krijoi disa mundësi shënimi, por Caprari humbi mundësinë më të mirë për të rihapur ndeshjen, pasi gaboi nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore Milani ngjitet sërish në krye me 37 pikë, ndërsa të mërkurën do të përballet me Juventusin në “San Siro”, ku Pioli do të duhet të llogarisë edhe mungesën e Tonalit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benevento milan benevento milan

Sondazh

Poll