Sport

Sponsori Xhaferi: “Nuk mbajmë peng askënd, kush nuk dihet mirë mund të largohet nga Vllaznia!”

3 Janar 2021, 17:41 Nga DOSJA

SHKODER – Prej ditësh te Vllaznia po flitet vetëm për largime lojtarësh. Me gjasa do të jenë pesë lojtarë që do t’i japin lamtumirën shkodranëve gjatë janarit. Sidorenko, Mandiangu, Lekaj dhe Ramadani dhe Isufi do të largohen nga Vllaznia, pa pritur fundin e sezonit.

Por kjo, nuk i shqetëson drejtuesit e skuadrës shkodrane. Këtë e qartëson sponsori Alban Xhaferi, teksa shprehet: “Ne nuk do të mbajmë peng asnjë lojtar. Nëse ata kanë oferta më të mira dhe nëse ne nuk i krijojmë hapësirën e duhur të aktivizimit te Vllaznia, do të mundohemi t’i krijojmë lehtësirat e duhura për të luajtur me skuadrat e tjera. Sa i takon ofertave në adresë të këtyre lojtarëve, në fakt unë nuk jam në dijeni të tyre dhe nuk kam asnjë informacion as nga vetë lojtarët. Thjesht kam lexuar në media në lidhje me këtë gjë”.

Sponsori Xhaferi ka rrëfyer edhe një prej mënyrave se si do të zëvendësohen këta lojtarë që do të largohen: “Nëse ka lojtarë që do të largohen, kuptohet që ne jemi në fazën e marrjes së lojtarëve. Të mos harrojmë gjithashtu se ne kemi një grup lojtarësh të talentuar tek ekipit U-21, ai U-19, por madje edhe tek U-17, ashtu siç ishte rasti i ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër, kur ishte grumbulluar me ekipin e parë edhe Nikaj, një futbollisti i ekipit U-19,”- ka deklaruar sponsori Alban Xhaferi për “Shkodra Sport”.

Ndërkohë, mësohet se Vllaznisë do të zbresë në fushën e stërvitjes më 5 janar, për t’u përgatitur për ndeshjen që do të zhvillojnë ndaj Teutës. Në radhët e shkodranëve do të jenë edhe mbrojtësi Abdurraman Fangaj dhe mesfushori Elvir Maloku, të cilët i kanë lënë pas dëmtimet dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për Vllazninë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqeblute shkodrane skuadra shkodrane sponsori alban xhaferi vllaznia kuqeblute shkodrane skuadra shkodrane sponsori alban xhaferi vllaznia

Sondazh

Poll