Sport

Formula 1, Sebastian Fetel: “Dua të shkruaj historinë e Aston Martin!”

3 Janar 2021, 19:21 Nga DOSJA
Formula 1, Sebastian Fetel: “Dua të shkruaj historinë e Aston

ANGLI – Piloti gjerman i Formula 1, Sebastian Fetel, pasi është larguar nga skuderia “kokëkuqe” e Ferrarit, shpreson që në 2021 të rifillojë edhe një herë karrierën e tij dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e skuderisë britanike Aston Martin.

“Unë nuk pres ndonjë garanci suksesi në të ardhmen, por unë e di se më pret një punë shumë e madhe. Ne duhet të përfitojmë nga atmosfera optimiste e ekipit, ndërsa duhet të përpiqemi, që hap pas hapi, t’i afrohemi suksesit. Realisht, Mercedes do të mbetet favorit i madh edhe në vitin 2021,”- ka deklaruar piloti gjerman për “gpblog.com”.

“Kam më shumë përvojë sesa në të kaluarën dhe mendoj se jam më i mirë se vitet e mia te Red Bull. Tani kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër në historinë e makinës Aston Martin. Eshtë emocionuese për të gjithë adhuruesit e markës, siç është për Formulën 1 dhe për vetë sportin”,- ka shtuar ish-piloti i Ferrarit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aston martin formula 1 piloti gjerman sebastian fetel aston martin formula 1 piloti gjerman sebastian fetel

Sondazh

Poll