Sport

VIDEO/ Ronaldo është lideri i këtij Juventusi, bardhezinjtë i shënojnë 4 gola Udineses dhe i dërgojnë mesazh Milanit

3 Janar 2021, 21:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Ronaldo është lideri i këtij Juventusi, bardhezinjtë

TORINO– Juventus nuk gabon dhe rikthehet te fitorja duke mposhtur Udinesen me shifrat 4-1, në “Allianz Stadium”.Pjesën e parë torinezët e mbyllën me shifrat 1-0 falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 31-të pas një topi të dhënë nga Ramsey.

Në fillim të pjesës së dytë, pikërisht në të 49-tën. portugezi asistoi për Chiesën në golin e dytë dhe në të 70-tën Ronaldo shënoi golin e tretë duke kompletuar dopietën personale. Udinese gjeti golin e vetëm me Zeegelar në minutën e 90′, ndërsa në shtesë pati kohë edhe për një gol nga Dybala, që shënoi të dytin personal këtë sezon.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e 5-të me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Ronaldo shkon në kuotën e 14 golave në Serie A. Të mërkurën Juventus do të përballet në “San Siro” me Milanin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala juventus ronaldo udinese dybala juventus ronaldo udinese

Sondazh

Poll