Sport

VIDEO/ Manchester City bën Chelsea-n “qersharak”, tre gola në 30 minuta për të marrë 3 pikë

3 Janar 2021, 18:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester City bën Chelsea-n “qersharak”, tre gola

ANGLI-Manchester City ia del të fitojë përballë Chelsea-t në javën e 17-të të Premier League. Një fitore me shifrat 3-1 e çon për momentin skuadrën e Guardiolës në vendin e 5-të në kuotën e 29 pikëve. Gjithçka filloi lehtë për “qytetarët” të cilët në 45 minutëshin e parë arritën të shënonin tre herë.

Gundogan në minutën e 18-të çoi në avantazh skuadrën, ndërsa Foden në minutën e 21-të dhe De Bruyne në të 34-tën mbylli çdo llogari. Në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës administroi ndeshjen, ndërsa Chelsea shënoi me Odoi vetëm pak para përfundimit të takimit. Kjo është ndeshja e tretë rradhazi që Chelsea nuk fiton duke u renditur në vendin e 8-të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea manchester city chelsea manchester city

Sondazh

Poll