Sport

Shkaktoi penallti dhe zhgënjeu me lojën, Antonio Conte shfryn ndaj Vidal: Duhet të punojë dhe të ulë kokën,askush…

3 Janar 2021, 16:55 Nga DOSJA
Shkaktoi penallti dhe zhgënjeu me lojën, Antonio Conte shfryn ndaj

MILANO-“Çfarë vlere i jap kësaj fitoreje? Lojtarët u përgjigjën mirë në fushë”. Këto janë fjalët e para të Antonio Contes pas fitores së Interit ndaj Crotones me shifrat 6-2. Zikaltërit vuajtën fillimisht pasi e panë veten në disavantazh, por jo vetëm kaq, Arturo Vidal zhvilloi një ndeshje për t’u harruar,mesfushori ishte përgjegjës në golin e dytë të pësuar pasi mesfushori shkaktoi penallti.

Antonio Conte foli në lidhje me gjendjen e lojtarit, pasi duhet thënë se ishte këmbngulja e teknikut për të sjellë lojtarin në Milano, por që deri më tani nuk ka treguar asgjë.

“Vidal duhet të përmirësohet, duhet të punojë, të ulë kokën. Këtu nuk e ka askush vendin të sigurt, duhet të punojë për ta merituar fanellën e titullarit. Duhet të bëjë më mirë nga ajo që po bën tani. Ka shumë ulje-ngritje dhe ne nuk mund ta përballojmë diçka të tillë. Ai e di këtë dhe duhet t’i futet punës. Përfundon Conte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter vidal conte inter vidal

Sondazh

Poll