Aktualitet

Shkak dokumentet e skaduara, kthehen disa emigrantë mbrapsht në Kakavijë, disa prej tyre rezultojnë pozitivë me Covid-19 

3 Janar 2021, 21:22 Nga DOSJA
Shkak dokumentet e skaduara, kthehen disa emigrantë mbrapsht në

KAKAVIJË– Disa emigrantë janë kthyer mbrapsht nga dogana greke mbrëmjen e sotme pasi u kishte skaduar leja e qëndrimit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se emigrantët të cilët janë kthyer mbrapsht i kishin të gjitha dokumentet e rregullta por nuk kishin lejen e qëndrimit. Edhe pse Greqia ka vendosur vetëm pak kohë më parë për shtyrjen e rinovimit të lejes autoritetet doganore u kanë thënë emigrantëve se nuk e njohin ligjin e miratuar ë parlamentin e Greqisë.

Autoritete në doganë u ka thënë se përderisa me vete nuk kanë një dokument  ku thuhet se mund të lejohet kalimi i emigrantëve me leje qëndrimi të skaduar atëherë nuk do të kalojë asnjë.

Ndërkohë disa emigrantë të tjerë janë kthyer për shkak se kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Greqia ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1 janari deri në 31 korrik 2020 dhe lejet që skadojnë nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri më 31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kthehen disa emigrante ne kakavije kthehen disa emigrante ne kakavije

Sondazh

Poll