Aktualitet

Sherr me thika në Durrës, plagoset një sirian, arrestohet autori

3 Janar 2021, 17:03 Nga DOSJA
Sherr me thika në Durrës, plagoset një sirian, arrestohet autori

DURRËS– Një 23-vjeçar me shtetësi siriane ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndpdhur pasditen e sotme, rreth orës 17:30, në lagjen nr.4, të qytetit të Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, siriani me inicialet A.M., është përleshur me një tjetër person.

Konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës dhe për pasojë 23-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa autori është vënë në pranga.

Njoftimi i plotë i policisë Durrës: Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës,  dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë  për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres plagoset siriani ne durres durres plagoset siriani ne durres

Sondazh

Poll