Aktualitet

Në gjendje të dehur, i futet në shtëpi dhe kërcënon me armë gjahu bashkëfshatarin, arrestohet një person në Vlorë, sh

3 Janar 2021, 21:18 Nga DOSJA
Në gjendje të dehur, i futet në shtëpi dhe

VLORË– Një person ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, kryefamiljarin Devollaj. Dosja.al ka mësuar se i arrestuari, ka shkuar në gjendje të dehur me një amrë gjahu, me leje, në shtëpinë e Devollajt dhe e ka kanosur atë.

Fatmirësisht, ai nuk ka arritur që ta përdorë armë, duke shmangur kështu pasoja mjaft të rënda. Familjarët e tjerë, të panikosur nga ajo që po shikonin kanë lajmëruar policinë që ka vënë në pranga autorin e sulmit.

Ai, bashkë me objektivin, kryefamiljarin Devollaj kanë përfunduar në polici për tu marrë në pyetje. Dëshmitë e tyre pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen. Paraprakisht mësohet se dyshja konflikotheshin herë pas here, për arsye që ende nuk janë të qarta. Fillimisht ngjarja u raportua si sulm me breshëri plumbash, por blutë e Vlorës sqaruan gjithçka.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme zjarri ne llakatund te vlores vlore te shtena me arme zjarri ne llakatund te vlores vlore

Sondazh

Poll