Aktualitet

Bllokohen dy sërfistët në Seman, iu ça balona në mes të detit, vëllezërit shpëtohen nga policia dhe nisen drejt spitali

3 Janar 2021, 16:14 Nga DOSJA
Bllokohen dy sërfistët në Seman, iu ça balona në mes

FIER- Dy sërfistët janë bllokuar në plazhin e Semanit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa dy vëllezërit Ermal dhe Spartak Saliaj 28 vjeç dhe 48 vjeç, banues në Havales, kishin dalë të bënin sërf me balona. Por, balonat janë çarë dhe dy sërfistët i ka marrë rrjedha e ujit duke i larguar rreth 1 km larg bregut.

Me ndihmën e mjeteve lundruese, policia u fut në ujë për të shpëtuar dy sërfistët, që dhanë alarmin në momentin që u është çarë balona.

Dy vëllezërit, u shpëtuan nga policia dhe u transportuan në spitalin e Fierit, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit. Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf. Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen dy serfiste ne seman seman bllokohen dy serfiste ne seman seman

Sondazh

Poll