Aktualitet

Aksidenti në Elbasan, policia: Janë shtatë të plagosur, u dërguan me urgjencë në spital

3 Janar 2021, 19:37 Nga DOSJA
Aksidenti në Elbasan, policia: Janë shtatë të plagosur, u

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Përmes njoftimit, policia ka njoftuar se si pasojë e përplasjes së furgonit me mjetin e llojit “Volksëagen” kanë mbetur shtatë persona të plagosur.

Mes tyre, pesë janë pasagjerë të furgonit, turistë që po ktheheshin nga Korça, ndërsa dy të tjerë, udhëtonin në makinën kabriole. Të shtatë janë dërguar në spital, dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volksëagen”,  është përplasur me një minibuz pasagjerësh. Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen”  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen  e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll