Aktualitet

BILANCI/ ‘Përgjaken’ rrugët në Shqipëri, shënohen pesë aksidente këtë të dielë, 4 viktima dhe 10 të plagosur

3 Janar 2021, 20:12 Nga DOSJA
BILANCI/ ‘Përgjaken’ rrugët në Shqipëri,

SHQIPËRI– E dielë ‘e zezë’ për Shqipërinë. Dita e sotme ka kaluar me një bilanc të rëndë përsa u përket aksidente dhe në total janë shënuar pesë të tillë, me pasojë tre humbje jete e 11 të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën.

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit. Denis Dedgjonaj, 24 vjeç humbi jetën dhe Ndue Pjetri mbeti i plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes. Po në mëngjes, në orën 07:00 në Këlcyrë, humbi jetën një 62-vjeçar, që u përplas nga një mjet teksa udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua për në komisariat.

Në mesditë, një automjet u përplas me trafikëndarësen në Laç dhe shpërtheu në flakë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri u plagosën dhe morën dëmtime të mëdha në trup.

Rrugën u përgjakën sërish pasdite. Në Gjormë të Vlorës, 27-vjeçari Akil Ruçaj. Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga ndërsa u plagos së bashku me pasagjerin. Pavarësisht se u dërgua në spital, Ruçaj humbi jetën, ndërsa personi që ishte me të në makinë ndodhet jashtë rrezikut.

Mbrëmjen e sotme, ndodhi një tjetër aksident në Elbasan. Një furgon me turistë që ktheheshin nga Korça u përplas me një mjet, duke lënë pas shtatë të plagosur. Mes tyre, pesë ishin turistë që udhëtonin në furgon, ndërsa dy tjerët ishin çifti i bashkëshprtëve që ndodheshin në “Wolkswagen” tip kabriole.

Mjaftoi një parakalim i gabuar për të lënë pas shtatë të plagosur, një prej të cilëve, ndërroi jetë më vonë në spital. Kledis Deda, që ishte pasagjer në kabriole, 26 vjeç humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Gjashtë të tjerët por marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidente ne shqiperi shqiperi aksidente ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll